Elbasan, 3-vjeçarja ndërron jetë në spital

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 09:46 | Kronikë
Elbasan, 3-vjeçarja ndërron jetë në spital

Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, sipas Policisë, me shenja gripi, temperaturë dhe kollë.

Pas disa orësh në spital, fatkeqësisht ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos