Aksion blic në Vlorë, arrestohen disa persona për llogari të Gjykatës së Posaçme

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 07:22 | Kronikë
Aksion blic në Vlorë, arrestohen disa persona për llogari të

Një aksion i gjerë i Policisë është zhvilluar, mëngjesin e sotëm, në qarkun e Vlorës, për llogari të Gjykatës së Posaçme. Nga të dhënat paraprake, mësohet se janë arrestuar 5 persona gjatë orëve të para të mëngjesit në banesat e tyre. 

Ata janë të ndaluar nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve.

Burime për A2 CNN, bëjnë të ditur se në orën 05:15 u shoqëruan nga Vlora për në Tiranë Paulin Koci, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj, Qazim Ismaili, për trafikim klandestinësh.

Ata akuzohen se janë pjesë e një organizate aktive të trafikut të klandestinëve nga Lindja e Mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos