Stephen McCoy ishte 16 vjeç në janarin e vitit të largët 1989 kur po fluturonte nga Londra për në Belfast. Por fatkeqësisht avioni ku së bashku me të po udhëtonin edhe 120 persona të tjerë u rrëzua, duke i marrë jetën 47 personave, ndërsa 74 të tjerë mbetën të plagosur.

Në atë kohë, mjekët thuajse i humbën shanset që ta kthenin në jetë Stephen McCoy. Ata ishin gati t’i hiqnin pajisjet të cilat e mbanin në jetë para se 16-vjeçari të tregonte shenja jete.
Gati 30 vjet më vonë nga katastrofa ajrore, tashmë në moshën 46-vjeçare, Stephen ka filluar te ecë me ndihmën e një pajisje bionike!

Ai ishte një kampion në atë kohë në boksin amator në Irlandë por mbeti i paralizuar kur avioni Boeing 737 u rrëzua.
Mjekët bën të ditur se ai i shpëtoi vdekjes vetëm se arritën të ndërhynin në kohë, ndërsa qëndroi në koma për një periudhë 6 mujore, ndërsa u largua nga spitali vetëm pas 3 vjetësh e tashmë për të kujdeset e motra.

Yvonne, motra e tij, thotë se është “shumë krenare” për vëllain e saj e tej mase e lumtur që pas shumë vitesh në karrocë, ai tashmë mund të ecë.
Një dokumentar që tregon luftën e Stephen McCoy për të jetuar do të transmetohet javën e ardhshme nga BBC. (A2 Televizion)