
Presidenti Trump kërkon të arrijë një kompromis. Ai në një status në “Twitter”, pyet drejtuesen e ardhshme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi nëse është e mundur një marrëveshje për sigurinë kufitare.
“Nancy Pelosi dhe Demokratët duket se kanë marrë një lloj oferte të Michael Corleones duke thënë: ‘Donald Trump, kjo është oferta jonë: asgjë”, u shpreh Doug Heye, strateg republikan.
Pelosi u përgjigj, duke e quajtur samitin e së mërkurës një mundësi të mirë për të treguar se si mund të qeveriset me përgjegjësi. Presidenti duket se nuk është lëkundur nga kërkesat e tij.
“Nuk mund të bësh një punë perfekte pa pasur murin, ndaj ne duhet të kemi një mur”, tha Trump.
Dhe kjo kërkesë është faktor i rëndësishëm. “Demokratët duan të ulen në tavolinë për sigurinë kufitare, por ata sigurisht nuk do të pranojnë financimin e atij muri.”, tha Dave Jacobson, strateg demokrat.
Takimi do të përmbajë raportimin e zyrtarëve të sigurisë së brendshme për sigurinë kufitare dhe një përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të rihapë qeverinë dhe do të mbajë Amerikën të sigurt.
“Arritja e një marrëveshje do të jetë shumë e komplikuar. Nuk është çështje dollarësh, por negociatash”, tha Karoun Demirijian, “Washington Post”. (A2 Televizion)