Viti nis me tragjedi në Danimarkë, përplasen trenat

Nga A2 CNN
2 Janar 2019, 13:59 | Bota

Viti 2019 nisi me tragjedi në Danimarkë. Gjashtë persona humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën pas përplasjes mes një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në një urë në Danimarkë. Stuhia e fuqishme që ka prekur vendin skandinav po vështirëson punën e shërbimit të emergjencave.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte për në Kopenhagën. Ura ku ndodhi aksidenti tragjik është mbyllur përkohësisht për trenat dhe automjetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos