34-vjeçari gjendet i pajetë në një rrugë të Fushë-Krujës

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 09:04 | Kronikë
34-vjeçari gjendet i pajetë në një rrugë të

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.

Policia tha se trupi i pajetë i 34-vjeçarit, të identifikuar si Indrit Ndoj, është gjetur rreth orës 08:20 të mëngjesit. “Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, tha policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet se për sa kohë ka qëndruar trupi në rrugën dytësore e se kur ka ndodhur plagosja me armë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/01/34-mije-vepra-penale-ne-vit-shqiperia-ia-kalon-rajonit-62-viktima-nga-vrasjet-ne-2021/

A2 CNN Livestream

Latest Videos