Gjykata e Lartë nuk “zhvesh” nga fajësia Spiro Kserën

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 15:18 | Kronikë
Gjykata e Lartë nuk “zhvesh” nga fajësia Spiro Kserën

Spiro Ksera, ish-ministri i qeverisë “Berisha”, i dënuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” nuk mundi të marrë një vendim pafajësie në Gjykatën e Lartë. Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë rekursin e bërë nga Ksera, duke lënë të pandryshuar dënimin me 16 muaj burg dhënë ndaj tij në dhjetor të vitit 2016.

Çështja ndaj ish-ministrit të Punës e Çështjeve Sociale dhe tre ish-vartësve të tij u shqyrtua në Dhomë Këshillimi në Gjykatën e Lartë, pa praninë e palëve në proces. Në dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit ish-zyrtarët u fajësuan për përvetësimin e 30 milionë lekëve nga buxheti i ministrisë, lekë të lëvruara si shpenzime për disa aktivitete të ministrisë, që ishin bërë fiktivisht, vetëm në letra. 

https://a2news.com/2022/02/09/te-burgosurit-vip-1993-2021-kush-jane-zyrtaret-qe-perfunduan-pas-hekurave/

Ish-zyrtari i lartë “trokiti” në Gjykatën e Lartë në janar 2017, por dosja nuk kaloi më herët për gjykim për shkak të ngarkesës dhe ngërçit që përfshiu këtë gjykatë pas nisjes së vetingut.

Dhjetorin e vitit 2016, Apeli i Tiranës la në fuqi deklarimin e fajshëm të ish-ministrit dhe tre ish-vartësve të tij. Sipas gjykatës, ish-zyrtarët e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale kishin përvetësuar 30 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë, duke bërë fiktivisht, vetëm në letra, disa aktivitete për shtresat në nevojë. Ksera u arrestua më 29 janar 2016 dhe qëndroi në burg deri pak ditë pas vendimit të Apelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos