
Vdekja tragjike e Laer Kurtit, 32-vjeçarit, i cili shkoi pa shenja jete ne dyert e spitalit të traumës ende nuk është zbardhur zyrtarisht nga mjekësia ligjore, e cila nuk ka lënë pa përmendur se në trupin e të riut është gjetur një qese plastike e dyshuar si ato të lëndëve narkotike.
Variantet e shpërndara flasin për gëlltitje të qeseve të kokainës në një kohë që informacioni vijon të mbetet abuziv dhe jo zyrtar, ndërsa dhe vetë mjekësia ligjore ende s’ka përcaktuar shkakun e vdekjes.
I braktisur që në lindje në shtëpinë e fëmijës 2-vjeçari do të merrej nga Artur Isai dhe bashkëshortja e tij për t’i dhënë një familje deri mbrëmjen e djeshme që humbi jetën tragjikisht.
Edhe pse i rritur në një nga zonat problematike të ish-parkut të autobusëve, Lari, siç e thërrisnin shokët e tij, nuk ishte djalë i përfshirë në ngjarje kriminale. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në informacion e saj thotë se të gjitha veprimet e policisë kanë qenë konform rregullave, ndërsa në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhunë, veç ato të vendosjes së prangave.
Kamerat e sigurisë tregojnë se efektivët e kanë mbajtur të riun 7 minuta para se ta shoqëronin deri në komisariat ku nuk është ndjerë mirë, ndërsa ndryshe nga sa u përmend në fillim së humbi jetën në spital pranohet se Kurti mbërriti i pajetë në spitalin e Traumës.
E kur agjencia e mbikëqyrjes policore në informacionin e saj jep dy variante mbi humbjen e jetës e vetë, spitali thotë se mbërriti pa shenja jete ajo që mbeti në fund është humbja e një djali 32-vjeçar, ndërsa institucionet vijojnë të mbeten pa përgjigje mbi shkakun e vdekjes së të riut. (A2 Televizion)