Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 08:41 | Kronikë
Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë një

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet, pranë pallatit me “Shigjeta”.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, ku mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorin ka humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos