Tentoi të përdhunonte 23-vjeçaren, arrestohet

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 14:53 | Kronikë
Tentoi të përdhunonte 23-vjeçaren, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar, të akuzuar se është përpjekur të përdhunojë një 23-vjeçare.

Sipas policisë, në pranga ra S.C., banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Autoritetet thanë se një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos