
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, deklaroi nga Korça se konsultimet mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë ende në vazhdim sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Shpresat ishin se takimi mbrëmjen e djeshme mes Presidentit Emmanuel Macron dhe kancelares Angela Merkel do të sillte më shumë qartësi, por ambasadorja franceze la të kuptohet qartë se fokusi nuk ka qenë Shqipëria, por Siria dhe Brexit. (A2 Televizion)