Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED i dërgon listat Kuvendit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 12:36 | Politikë
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED i dërgon listat Kuvendit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i dërgon Kuvendit të Republikës listat me kandidatët për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që duhet të zgjidhen nga legjislativi.

KED i ka dërguar dy lista Kuvendit, prej të cilave do të duhet të zgjidhet nga një kandidat. Për vendin vakant të shpallur në 12 shkurt 2018, KED ka dërguar renditjen e mëposhtme:

  1. Arta Vorpsi, 89,642 pikë
  2. Elsa Toska, 85,428 pikë
  3. Besnik Muçi, 81,928 pikë

Ndërsa për vendin vakant të shpallur në 4 mars 2019, KED ka dërguar:

  1. Arta Vorpsi, 89,642 pikë
  2. Fiona Papajorgji, 88,785 pikë
  3. Elsa Toska, 85,428 pikë

Sipas ligjit, brenda 30 ditësh Kuvendi duhet të zgjedhë anëtarët në një nga 3 emrat e parë të listave. Në rast seKuvendi nuk shprehet brenda këtij afati, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/08/plotesimi-i-dy-vendeve-ne-kushtetuese-ked-i-nis-emrat-presidentit-30-dite-kohe-per-zgjedhjen/
https://a2news.com/2019/09/24/plotesimi-i-kushtetueses-4-emrat-e-rinj-peng-te-mirekoordinimit-parlament-presidence/

A2 CNN Livestream

Latest Videos