“Dukesh i lodhur”, Lukashenko i shqetësuar për Vladimir Putin

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 10:51 | Bota

Gjendja shëndetësore e presidentit rus, Vladimir Putin, shpeshherë është komentuar nga ekspertët e gjuhës së trupit që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Tashmë të gjitha dyshimet marrin zë dhe kjo vjen pikërisht nga aleati kryesor i kreut të Kremlinit, presidenti bjellorus Lukashenko, i cili në vizitën e fundit në Moskë u shfaq i shqetësuar për shëndetin e presidentit.

“Më dukesh shumë i lodhur”, i tha Lukashenko-Putinit përpara se ta përqafonte.

Presidenti bjellorus kritikoi dhe stafin e Putin duke thënë se nuk janë kujdesur si duhet për të, me liderin rus që përpiqet ta minimizojë të gjithë situatën e shfaqur drejtpërdrejt nga televizionet.

Moska është mbështetësi më i afërt politik dhe financiar i Minskut. Lukashenko e lejoi Putinin të përdorte territorin e Bjellorusisë si pikënisje për pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos