Një tjetër Kennedy për president të SHBA-së, ikona e lëvizjes kundër vaksinave anti-covid

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 10:12 | Bota
Një tjetër Kennedy për president të SHBA-së, ikona e

Robert F Kennedy Jr, anëtari 69-vjeçar i dinastisë së famshme politike amerikane dhe ikona e lëvizjes kundër vaksinave, ka paraqitur dokumentet e tij për të kandiduar për president në zgjedhjet e 2024.

Presidenti amerikan, Joe Biden, 80 vjeç, ende nuk e ka shpallur zyrtarisht synimin e tij për të kandiduar sërish në vitin 2024, por oferta e rizgjedhjes pritet gjerësisht.

Kennedy është nipi i ish-presidentit John F Kennedy dhe djali i senatorit, Robert F Kennedy, të cilët të dy u vranë gjatë kohës që ishin në detyrë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/14/shpallet-kandidatura-e-pare-per-zgjedhjet-presidenciale-ne-shba/

A2 CNN Livestream

Latest Videos