Dhuna në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit, ushtria qëllon me plumba gome

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 11:10 | Bota

Kanë vijuar për të dytën natë radhazi përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe besimtarëve myslimanë në xhaminë e Al Aksas, në atë që konsiderohet si vendi i tretë më i rëndësishëm në besimin islam dhe që është vendosur në pjesën e qytetit të vjetër të Jerusalemit.

Trupat izraelite përdorën gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës për të larguar besimtarët e grumbulluar për ritualet e Ramazanit, të cilët u kundërpërgjigjën me gurë dhe fishekzjarrë.

Raportimet paraprake raportojnë për të paktën 350 të arrestuar në dy ditë përplasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos