Macron e Von der Leyen në Kinë, “polici i mirë” dhe “polici i keq” i Europës takohen me Jinping

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 10:15 | Bota
Macron e Von der Leyen në Kinë, “polici i mirë” dhe

Europa vijon përpjekjet për të bindur Kinën të ndërmarrë hapa për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe shefja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, po zhvillojnë një vizitë në Pekin, ku do të takohen me presidentin kinez Shi Xhinpin.

Më herët, vendin e vizitoi kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Macron dhe Von Der Leyen pritet të përcjellin një mesazh uniteti, edhe pse Kina përpiqet të shfrytëzojë krisjet e mundshme në aleancën europiane.

Synim i vizitës është gjithashtu përmirësimi i marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara tregtare mes Bashkimit Europian dhe Kinës, partneri më i madh tregtar i tij. Sa i përket çështjes së luftës në Ukrainë, me përpjekjet e tij për të angazhuar Vladimir Putin, presidenti francez pritet të luajë rolin e policit të mirë.

Një zëdhënës i pallatit të Elizesë tha për gazetarët se Macron shihte pika takimi te propozimi kinez për fundin e luftës. Sakaq, disa e kanë cilësuar Von Der Leyen si “policen e keqe” nga Brukseli, për shkak të marrëdhënies së fortë me presidentin Biden dhe mbështetjes se zëshme për qëndrimin e NATO-s. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/06/kam-dhe-une-faj-ne-pushtimin-e-ukraines/
https://a2news.com/2023/04/05/putin-marredheniet-shba-rusi-jane-ne-krize-te-thelle-akuza-uashingtonit-per-luften-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos