Dinamo ndal Vllazninë, ndeshje pa gola në Elbasan

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 21:57 | Futboll
Dinamo ndal Vllazninë, ndeshje pa gola në Elbasan

Dinamo dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në Elbasan, pas barazimit 0-0 në javën e 14 të kampionatit.

Kjo ishte pika e parë për dinamovitët pas 3 ndeshjesh radhazi me humbje, ndërkohë që shkodranët nuk arritën të shënojnë në portën e debutuesit 17-vjeçar Simoni.

Pas këtij rezultati, Vllaznia barazon Kukësin në vendin e dytë, me 24 pikë, 3 pikë mbrapa Tiranës kryesuese.

Ndërkohë, Dinamo mbetet në vendin e shtatë, me 14 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos