
Një 39-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se është një person i rrezikshëm i krimit të organizuar, raportojnë mediat italiane.
Bëhet fjalë për shtetasin Binak Çela, i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu. Çela ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018.
Ai duhej të përfundonte dënimin me një vit e njëmbëdhjetë muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Në momentin e ndalimit është justifikuar se ishte një turist dhe nuk njihte rrugët. (A2 Televizion)