“5004 delegatë”, Albana Vokshi i përgjigjet Gjanës: Sot flet sovrani, jo shoqatat

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 14:44 | Politikë
“5004 delegatë”, Albana Vokshi i përgjigjet Gjanës:

Kryetarja e komisionit të referendumit që po realizohet në degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin, për ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, hodhi poshtë pretendimin e kryetarit të komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana, se në Pallatin e Kongreseve ndodhen 5004 delegatë të PD.

“Nuk është çështje që më intereson. Sot flet sovrani, jo shoqatat apo forumet ilegjitime. Mund të bëni një llogari sa mund të mbajë salla. Nuk dua t’i komentoj. Pretendohet se ka shumë persona që nuk janë fare delegatë dhe i kanë parë aty”, tha Vokshi.

Ajo shtoi se deri tani kanë votuar në të gjitha degët e PD në Shqipëri 27700 anëtarë, ndërsa tha se sapo të votojë edhe demokrati i fundit, të dhënat do të përpunohen dhe publikohen.

Më herët, Gjana deklaroi se në Kuvendin Kombëtar ishin të pranishëm 5004 delegatë, përkundër 4934 delegatëve që kanë marrë pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Në total, Kuvendi Kombëtar i PD-së, ka 7646 delegatë. Gjana njoftoi gjithashtu se nesër do të bëhet publik çdo emër delegati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos