6 marsi i opozitës, Patozi: Jo të gjitha për Edi Ramën, more burra!

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 13:50 | Politikë
6 marsi i opozitës, Patozi: Jo të gjitha për Edi Ramën, more

Astrit Patozi, me anë të një postimi në Facebook, ka komentuar situatën konfliktuale në opozitë teksa po shkojnë drejt 6 marsit në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Ai komenton deklaratat e Bashës e Berishës, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin se po ndihmon Ramën.

“Foltorja thotë se çdo votë për kandidatët e Lulit shkon për Edi Ramēn, ngaqë ata e ndajnë bashkë pushtetin prej shumë vitesh.

Partia Demokratike e vulës thotë që kush voton për Sali Berishën i jep oksigjen Trekëndëshit të Bermudës, që drejtohet dhe udhëhiqet nga Edi Rama.

Po kërkoni ndonjë votë për vete o burra, se zgjedhje janë të shkretat! Jo për gjë, por Edi Rama nuk ka ku çon të tijat dhe nuk keni pse i dhuroni më shumë pasanikut.

Se kështu pastaj i bie që më 6 mars të jenë duke u bërë zgjedhje edhe më moniste se ato të 30 qershorit 2019. Dhe me rregull treshi, kjo do të thotë që s'ka vajtur dëm edhe gjithë ajo sakrificë e Ilir Metës për anulimin e tyre”, shkruan Patozi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos