Shkarkimi i Presidentit në Kushtetuese, Dervishaj: Kuvendi manipuloi provat për ngritjen e komisionit hetimor

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 12:21 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit në Kushtetuese, Dervishaj: Kuvendi manipuloi provat

Këshilltari për çështjet ligjore i presidentit të republikës, Bledar Dervishaj akuzon Kuvendin e Shqipërisë se ka manipuluar provat që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.

“Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi ligjor është 48 orë. Në rendin e ditës nuk kanë qenë të përfshirë dy akte, por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e kuvendit të Shqipërisë, e diktuar mes vullnetit politik për të ngritur një komision hetimor. Në seancën e orës 10 kemi kundërshtuar një provë të depozituar më 4 shkurt nga Kuvendi. Gjatë shqyrtimit të këtyre provave, na rezulton një ndërhyrje, apo manipulim prove. Dokumenti mban datën 5/5/2021, oër mbledhje në seancë plenare më atë 7/5/2021. Ndërkohë që ky urdhër mban datën 6/5 dhe 5/5”, tha Dervishaj.

https://a2news.com/2022/02/04/meta-ne-a2-cnn-zero-shqetesim-per-ceshtjen-ne-kushtetuese-kane-tre-vite-me-hetime-dhe-procese-farse/

Edhe në seancën e fundit, përfaqësuesit e Presidentit kundërshtuan procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit. Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament, para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/07/shkarkimi-i-ilir-metes-sot-seanca-e-radhes-ne-gjykaten-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos