“Shkarkimi i Presidentit”, Balla: Proces shumë i mirë, “festë për demokracinë”

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 13:23 | Politikë
“Shkarkimi i Presidentit”, Balla: Proces shumë i mirë,

Ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta, Taulant Balla, i cili ishte përfaqësues nga mazhoranca në seancën e së hënës, foli për mediat.

Për Ballën, procesi në kushtetues ka qenë shumë i mirë dhe i shëndetshëm kushtetues për cilësinë demokracisë në Shqipëri.

“Ashtu siç parashikohet në ligjin e organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë kemi detyrimin të ruajmë një heshtje institucionale, derisa gjykata, brenda afatit 30 ditor, vendimi i shoqëruar me arsyetimin përkatës. I gjithë ky proces ka qenë shumë i mirë dhe i shëndetshëm kushtetues për cilësinë demokracisë në Shqipëri. Unë mendoj që çdo deklaratë e imja apo e palëve të përfshira në proces nuk do t’i bënte mirë çuarjes deri në fund të një procesi që unë e quaj “festë për demokracinë”, u shpreh Taulant Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/07/shkarkimi-i-presidentit-ne-kushtetuese-dervishaj-kuvendi-manipuloi-provat-per-ngritjen-e-komisionit-hetimor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos