6 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, Basha mesazh në krah të të birit, Glauk

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 14:31 | Politikë
6 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, Basha mesazh në  krah të të

Në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një mesazh në Twttiter bashkë me djalin e tij.

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli”, shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1197142040955498496

Olldashi humbi jetën në një aksident të rëndë me makinë në Kërrabë në 20 nëntor 2013. Në korrik të atij viti, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të Partisë, ai kandidoi për kryetar partie përballë Lulzim Bashës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos