67 viktima dhe qindra të plagosur nga tërmeti 6.2 ballë në Indonezi

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 17:38 | Bota

Të paktën 67 njerëz kanë vdekur pasi një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi të premten ishullin e Sulawesi në Indonezi.

Qindra persona janë plagosur e mijëra kanë mbetur të pastrehë. Ekipet e shpëtimit, po kërkojnë nën rrënojat e një spitali pjesërisht të shkatërruar ku kanë mbetur të bllokuar, pacientë e familjarë të tyre. Indonezia është goditur shpesh nga tërmete të forta dhe tsunami.

Dymijë persona humbën jetën në vitin 2018 si pasojë e një tërmeti në ishullin e Sulawesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos