Rindizet tensioni mes akujve, vetëm pak metra ndajnë tanket e dy “gjigantëve”

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 17:23 | Bota

Ndizet sërish konflikti midis Indisë dhe Kinës, dhe sërish përballja ndodh në majat e Himalajës.

“Fitili”, në këtë rast, është një fotografi që qarkullon tashmë të gjithë mediat kineze, që tregon situatën në kufirin e vendosur në rajonin e Aksai Chin nga dy vendet, pas konfliktit të armatosur mes tyre, të shpërthyer në vitin 1962.

Një linjë e padukshme me sy të lirë, por që pas rizgjimit të përplasjeve që kulmuan në qershor me vdekjen e dhjetëra ushtarëve nga të dy palët, po forcohet dita-ditës edhe me mjete të rënda.

Protesta në Indi

Në veçanti, pamja tregon që Kina ka spostuar në atë zonë tanket e saj më të reja, modelin ZTQ-15, një mjet i gjeneratës së tretë të tankeve, i ndërtuar në 2016, që shndërron tanket indiane T-17 dhe T-90 si disa ”dinozaurë” të shekullit të kaluar.

Modeli ZTQ-15, një tank i gjeneratës së tretë, i prodhuar nga Kina nga viti 2016

Trupat ndahen realisht nga pak metra, dhe nuk është vështirë të imagjinosh që një shpërthim mund të ndodhë në çdo moment.

https://a2news.com/2020/06/16/cpo-ndodh-ne-majen-e-botes-india-dhe-kina-perballen-ushtarakisht-ka-viktima/

Konflikti mes dy gjigantëve aziatikë mbi kufirin e tyre ka filluar pas shpërbërjes të perandorisë britanike. Territori i karakterizuar nga vargu i Himalajës u nda në disa pjesë, ku Kina, India dhe Pakistani ende nuk kanë rënë dakord për një kufi të përbashkët, dhe ku secili ka pretendime mbi territorin e kontrolluar nga tjetri, veçanërisht nga Kina, që ka përqendruar në atë zonë rreth 50 mijë trupa.  

https://a2news.com/2020/11/17/lufta-per-majen-e-botes-kina-po-perdor-armen-e-vecante-ndaj-indise/

Gjakderdhja e vitit të kaluar ka ndezur opinionin publik indian, por edhe të qeverinë e Nju Delhit, që ka filluar një fushatë bojkoti ndaj sipërmarrjeve kineze. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/30/tensioni-indi-kine-nuk-shuhet-fillon-bojkoti-i-produkteve-kineze-ndalohet-tik-tok/

A2 CNN Livestream

Latest Videos