70-vjeçari fiton “maratonën” e Genghis Khan

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 15:28 | Fotolajme

Një 70-vjeçar amerikan ka thyer rekordin Guinnes pasi është bërë personi më i vjetër që fiton garën prej 1000 kilometrash me kuaj në stepat e Mongolisë. “Nuk është fare e vështirë”, tha Bob Long pasi kaloi vijën e finishit. “Thjesht duhet të marshosh për 1000 kilometra”.

Gara e përvitshme zgjat dhjetë ditë dhe përshkon rrugët e vjetra të shkelura nga Genghis Khan. Kuajt ndërrohen çdo 10 kilometra. Long, një kalorës amator nga Ajdaho, mundi në garë 43 konkurrentë, duke kalëruar për më shumë se 100 orë për 7 ditë e gjysmë me 28 kuaj të ndryshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos