
Princi William ka nisur një program ambicioz prej 3 mln paundësh me qëllim t’i japë fund të pastrehëve në Mbretërinë e Bashkuar. Plani përfshin 6 projekte me një afat prej 5 vjetësh.
Trashëgimtari 41-vjeçar i fronit beson se mund të përdorë fuqinë e tij si anëtar i Familjes Mbretërore për të bashkuar individë, organizata dhe biznese për të punuar së bashku bazuar në nevojat specifike lokale. Programi, i drejtuar nga Fondacioni i tij Mbretëror, do të njihet si "Homewards".
"Në një shoqëri moderne dhe progresive, të gjithë duhet të kenë një shtëpi të sigurt, të trajtohen me dinjitet dhe t'i jepet mbështetja që u nevojitet. Nëpërmjet Homewards, unë dua ta bëj këtë realitet dhe gjatë pesë viteve të ardhshme, t'u jap njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar shpresë. Është një detyrë e madhe, por unë besoj fuqishëm se duke punuar së bashku”, tha William.
William do të zbulojë gjashtë vendet gjatë dy ditëve të ardhshme në një turne në MB, por dihen pak nga projekti. Burimet thonë se ai është frymëzuar nga nëna e tij, e cila këtë javë do të festonte ditëlindjen e saj të 62-të. (A2 Televizion)