Një fillim i paimagjinueshëm ishte ai i sezonit të ri të Bundesligës për Bayern Munchen.
Fituesit e Kampionatit, Champions League dhe Kupës së Gjermanisë shkatërruan me rezultatin 8-0 që në ndeshjen e parë Schalke 04 për të treguar edhe njëherë hegjemoninë dhe trembur kundërshtarët e çdo lloj kompeticioni futbollistik.
Me dëshirë dhe grintë në çdo moment, bavarezët treguan se janë të etur edhe këtë sezon që sapo filloi për trofe të tjerë.
Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt që në minutën e 4-ët me anë të Gnabry, i cili shënoi dhe dy gola të tjerë në këtë takim. Në të 19-ën dyfishoi Goretzka. Pjesa e parë u mbyll 3-0 pas penalltisë së Lewandowski.
Listës së golashënuesve më pas iu shtuan dhe Muller, Musala e Sane, i cili tregoi se është një forcë e shtuar për kampionët e Gjermanisë. (A2 Televizion)