
Më pak se 24 orë nga eliminimi nga Europa League, pasi u mundën 0-4 nga Wolfsburgu, dy futbollistë janë largua nga skuadra e Kukësit.
Eduard Rroca u prezantua menjëherë në Turqi te skuadra e kategorisë së dytë Istanbulspor. Pas 8 vitesh me verilindorët edhe Musolli u largua nga klubi dhe duket se ka arritur marrëveshjen me Gjilanin ku do të vazhdojë karrierën.
Ndërkohë, skuadra e Kukësit ka reaguar menjëherë duke afruar mesfushorin brazilian Matheus Leiria dos Santos, i cili shihet si një zëvendësues i Rrocës. Leiria e njeh mirë futbollin Europian, duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. (A2 Televizion)