Kalimi te Roma, Kumbulla: Jam i lumtur këtu, me Shqipërinë presim gjëra të mëdha

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 17:09 | Futboll
Kalimi te Roma, Kumbulla: Jam i lumtur këtu, me Shqipërinë presim

Blerja më e re e italianëve të Romës, Marash Kumbulla rrëfeu ndjesitë e para i veshur verdhekuq.

Pasi zhvilloi seancën e parë stërvitore me skuadrën, futbollisti shqiptar tregoi se si u prit në kryqytet nga trajneri dhe shokët e rinj të skuadrës, por edhe mundësitë që ka ekipi përfaësues kuqezi.

“Është një ndjesi fantastike. Jam takuar menjëherë me shokët e skuadrës dhe më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Trajneri më ka folur pak për mënyrën sesi i pëlqen që unë të luaj. Stërvitja e parë me grupin më la një shije vërtet të mirë. Ironikisht luajmë me Veronën, që do të jetë gjithmonë shtëpia ime. I falënderoj të gjithë atje për ndihmën që më kanë dhënë dhe nuk do t’i harroj kurrë.

Tifozëve të Romës i them se do të jap maksimumin për të festuar së bashku.Vitin e kaluar debutova për herë të parë me kombëtaren shqiptare. Tashmë pres që të thirrem sërish. Dua ta ndihmoj Shqipërinë të arrij gjëra të mëdha”, tha Kumbulla.

Roma zbret në fushë përballë Veronës, në javën startuese të Serisë A, që nis këtë fundjave, ndërsa debutimi i Marash Kumbullës duket i vështirë të vijë që në ndeshjen e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos