Kallaku gjen golin e parë në Kroaci

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 19:05 | Futboll
Kallaku gjen golin e parë në Kroaci

Kapiteni i ekipit Shpresa të Shqipërisë, Sherif Kallaku ka gjetur golin e parë në futbollin kroat, në ndeshjen e dytë që aktivizohet si titullar me skuadrën NK Lokomotiva.

Ish-lojtari i Teutës shënoi në minutën e 33 të ndeshjes, duke barazuar rezultatin në transfertë ndaj skuadrës Sibenik.

Në këtë ndeshje për NK Lokomotiva u aktivizuan nga minuta e parë edhe Cokaj e Mersinaj, ndërsa Tuci ishte në stol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos