Merret vendimi, rikthehen tifozët në futbollin italian

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 18:31 | Futboll
Merret vendimi, rikthehen tifozët në futbollin italian

Edhe pse shifrat e fundit të koronavirusit nuk janë shumë premtuese, duke pësuar rritje, autoritetet italiane kanë marrë vendimin e rikthimit të tifozëve në stadiume.

Rajoni i parë që do ta marrë një hap të tillë është Emilia Romagna, një nga më të goditura nga Covid-19 deri tani.

Deri në 1 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në ndeshjet hapëse të këtij sezoni në Serie A, Parma- Napoli në “Tardini” dhe Sassuolo-Cagliari në “Mapei”.

Ndërkohë, edhe rajonet e tjera italiane pritet të ndjekin shembullin e Emilia Romagna-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos