All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

8 vdekje dhe afro 500 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 15:35 | Kosova
8 vdekje dhe afro 500 raste të reja me koronavirus në Kosovë
All - Paragraf - 1

Këtë të shtunë, Kosova regjistroi 8 viktima dhe 498 raste të reja me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se infeksionet e reja vijnë pas testimit të 2835 mostrash në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

All - Paragraf - 3

Gjatë 24 orëve të fundit, 641 pacientë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa mbi 12 mijë raste vijojnë të jenë aktive.

Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë regjistruar mbi 101 mijë raste, dhe prej tyre 2061 persona kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos