8 viktima të tjera nga koronavirusi në Kosovë, ulet numri i të infektuarve

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 17:43 | Kosova
8 viktima të tjera nga koronavirusi në Kosovë, ulet numri i

Ndonëse numri ditor i humbjeve të jetës nga koronavirusi mbetet ende i lartë, rastet e reja kanë pësuar një rënie drastike, kjo falë dhe masave të aplikuara së fundi nga autoritetet.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 viktima të tjera, ndërsa rastet e reja ishin 68 nga 4320 testime të kryera.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste infektimi dhe 2947 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos