Haradinaj pas takimit me Ramën: "Ballkani i hapur", pas njohjes së pavarësisë së Kosovës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 14:35 | Kosova
Haradinaj pas takimit me Ramën: "Ballkani i hapur", pas njohjes

Pas takimit me Ramën, Haradinaj u ndal me gazetarët për të treguar se për çfarë kishte biseduar me kryeministrin e Shqipërisë.

“E falënderova për ardhjen në Kosovë, në një moment ku ka shumë zhvillime”, deklaroi ish-kryeministri kosovar, i cili dha shkurtimisht edhe mendimin e tij për iniciativën e Open Balkan, që përfshin Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.  

“Nuk patëm rast ta diskutojmë. Unë e mirëpres këtë iniciativë, por duhet të vij pas njohjes së Kosovës”, tha Haradinaj, i cili shtoi se me kryeministrin shqiptar ka diskutuar edhe për disa projekte infrastrukturore madhore, si hekurudha që mendohet të lidhë Shqipërinë me Kosovën.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/27/tensionet-serbi-kosove-rama-jam-edhe-me-i-bindur-se-ballkani-i-hapur-eshte-rruga-jone/

A2 CNN Livestream

Latest Videos