
Kryeministri Rama nderon akademikun Rexhep Qosja ne Kosovë. Duke e vlerësuar si një patriot të palëkundur kreu i qeverisë shqiptare i ka dhuruar fashën me çmimin “Ylli i Mirënjohjes Publike”.
Ceremonia në nder të akademikut Qosja vjen për kontributin e tij jo vetëm në letërsi, por edhe si një gur i çmuar me mendimin e tij mbi politikën e dy vendeve që flasin shqip. Vetë eruditi Qosja e ka pranuar vlerësimin që i është bërë në prani të dy kryeministrave, atij të Shqipërisë, Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, duke treguar se të dy janë politikanë të kritikuar, por njëkohësisht edhe të vlerësuar, çka e treguan zgjedhjet në të dy vendet shqipfolëse.
“Në krijimtarinë time nuk e kam veçuar Shqipërinë dhe Kosovën, gjithmonë i kam parë të bashkuar”, ka deklaruar Qosja gjatë këtij nderimi, duke na lënë të njëjtën firmë me të cilën firmos çdo vepër: patriotizmin dhe mesazhin për të qenë bashkë gjithmonë. (A2 Televizion)