“Zbutet” Vucic, presidenti serb: Duam paqe, por nuk lejojmë poshtërim

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 11:07 | Kosova
“Zbutet” Vucic,  presidenti serb: Duam paqe, por nuk lejojmë

Pas qëndrimeve shumë të ashpra dhe kërcënimeve, Serbia ul tonet në tensionet e fundit me Kosovën. Presidenti, Aleksandër Vucic, u shpreh i hapur për ulje të tensioneve, pas presionit të ndërkombëtarëve.

“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit, por nuk do të lejojmë poshtërimin as të Serbisë dhe as të qytetarëve të saj”, u shpreh Vuçiç.

https://a2news.com/2021/09/27/rama-per-tensionet-nuk-kam-folur-me-vellaun-vucic-beri-teater-te-gabuar-me-helikoptere-dhe-aeroplane/

Deklarata erdhi pas një takimi me ambasadorët e shteteve të Quintit, përkatësisht Britanisë së Madhe, Amerikës, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian. Përfaqësuesit diplomatikë bënë thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos