A2 siguron draftin paraprak të Komisionit të Venecias

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 20:48 | Politikë

Televizioni A2 ka mundur të sigurojë kopjen e plotë të draftit paraprak të Komisionit të Venecias në lidhje me përplasjet mes Presidentit të Republikës dhe mazhorancës për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pse ky raport konsiderohet ende paraprak dhe jo përfundimtar në të shihet qartë qëndrimi lidhur me çështjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, ku Komisioni vlerëson se veprimet e presidentit janë në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës.

Për të kuptuar se cili është qëndrimi i saktë i Venecias duhet pritur publikimi i raportit të plotë.

Më herët presidenti Meta deklaroi nga Shkodra se nuk e komenton draftin paraprak të Venecias sepse sipas tij është ky komision që e ka shkruajtur Kushtetutën e Shqipërisë.

“Nuk mendoj se kjo është një çështje e Venecias sepse kushtetutën e Shqipërisë e ka shkruajtur Komisioni i Venecias. Prej 115 ditësh kjo është një çështje e drejtësisë dhe hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Nuk e komentoj raportin se mbi dokument ka pasur një konfidencialitet”, deklaroi Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/07/raporti-i-venecias-pd-mazhoranca-te-reflektoje-mbeshtesim-presidentin/
https://a2news.com/2020/03/06/opinioni-paraprak-i-venecias-per-perplasjen-presidence-kuvend-reagon-edhe-ambasada-amerikane/
https://a2news.com/2020/03/06/opinioni-paraprak-i-venecias-balla-presim-finalin-dekreti-i-presidentit-nuk-shqyrtohen-ne-kuvend/
https://a2news.com/2020/03/06/mberrin-raporti-i-komisionit-te-venecias-cfare-thuhet-per-shkarkimin-e-presidentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos