Publikimi i raportit paraprak të Venecias, vjen reagimi i presidentit Meta

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 19:30 | Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar nga Shkodra publikimin e raportit paraprak të Komisionit të Venecias për përplasjet mes Presidencës dhe Kuvendit në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i Shtetit u tregua i matur përpara mediave duke thënë se nuk e komenton raportin duke qenë se është paraprak dhe shtoi se kjo nuk është një çështje e Venecias, por e drejtësisë.

“Nuk mendoj se kjo është një çështje e Venecias sepse kushtetutën e Shqipërisë e ka shkruajtur Komisioni i Venecias. Prej 115 ditësh kjo është një çështje e drejtësisë dhe hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush të mos dalë mbi kushtetutën dhe ligjin. Nuk e komentoj raportin se mbi dokument ka pasur një konfidencialitet”, deklaroi Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos