Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi, Rama: 3 kryeministra shqiptarë në Ballkan

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 20:18 | Aktualitet
Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi, Rama: 3 kryeministra

Qeveria e re e Malit të Zi, me në krye kryeministrin shqiptar Dritan Abazoviç, ka marrë votat e nevojshme në parlament këtë të enjte.

Në kabinetin e ri qeveritar në Malin e Zi bien në sy edhe dy ministra shqiptarë. Emri i parë është Fatmir Gjeka, i propozuar si Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. I dyti është Maras Dukaj, i propozuar si Ministër i Administratës Publike.

Në planin e dorëzuar, Abazoviç ka renditur pikat kryesore ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe reforma të reja për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

Menjëherë ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një statusi në Twitter. Ai ka uruar Abazoviç, ndërsa më tej shkruan, se “kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë”.

“Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos