Pjesëmarrje në vendimmarrje, shoqëria civile si mekanizëm për përmirësim të politikave në nivel lokal

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 19:50 | Aktualitet
Pjesëmarrje në vendimmarrje, shoqëria civile si mekanizëm

Qytetarët mund dhe duhet të kenë një rol të rëndësishëm në procesin e marrjes së vendimeve nga autoritetet. Për të garantuar që kjo të ndodhë, Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Bashkinë  Tiranë zhvilluan projektin “Angazhimi qytetar në vendimmarrje”.

Për Cornelia Perle, përfaqësues e Këshillit të Europës e gjithë kjo dëshirë nuk mund të përmbushet pa të rinjtë.

“Qëllimi është të krijojmë kulturën e të marrit pjesë, të iniciojmë ndryshimin e mendësisë dhe të krijojmë qytetarë të angazhuar. Dhe nga ku fillon krijimi i kulturës, shtytja për ndryshim apo inicimi për ndryshimin e mendësive te të rinjtë”, tha Cornelia Perle.

Për këta të fundit, nisma të tilla janë të nevojshme e të mirëpritura. Mirëpo “receta” e të rinjve për të pasur Shoqëri Civile e qytetarë të angazhuar kërkoj edhe më shumë punë.

Në aktivitetin e përbashkët mes këshillit të Europës dhe Bashkisë Tiranë morën pjesë përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Pushtetit Vendor të shteteve si Gjeorgjia, Moldavia, Bosnje-Hercegovina, Ukraina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos