
Amir Abrashi është larguar nga Freiburg dhe do të vazhdojë karrierën në Zvicër, me skuadrën e Basel. Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua deri në fund të këtij sezoni.
Abrashi do të zëvendësojë te Basel mesfushorin tjetër të kombëtares, Taulant Xhaka, i cili humbi sezonin për shkak të një dëmtimi në gju. (A2 Televizion)