Sadiku zbarkon në Bolivi, e presin drejtuesit dhe stafi teknik i ekipit të ri

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 17:19 | Futboll

Armando Sadiku arriti sot në Tarija të Bolivisë, vend ku do të vijojë karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u prit ngrohtë nga drejtuesit dhe stafi teknik i ekipit Bolivar Centenario.

I themeluar në vitin 1925 në La Paz, kryeqytetin e Bolivisë, Bolivar ka fituar 29 herë titullin kampion si dhe numëron 2 arritje në gjysmëfinalet e Kupës Libertadores.

La Paz, kryeqyteti i Bolivisë, është i pozicionuar në 3650 metra mbi nivelin e detit, duke qenë kryeqyteti më i lartë në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos