
Një legjendë që nuk ka ndërmend të ndalet. Gianluigi Buffon do të festojë këtë të enjte 43-vjetorin e lindjes dhe këtë e bën si protagonist.
Nga objektivi i kualifikimit të Juventusit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku do të mbrojë portën përballë SPAL, duke u bërë portieri i dytë italian më jetëgjatë.
Përpara Buffon është vetëm Ballotta, që është aktivizuar si titullar në moshën 44 vjeç, 1 muaj e 8 ditë, në ndeshjen Genoa-Lazio. Por, primati i tij duket se do të thyhet nga Buffon, i cili pritet të rinovojë edhe për një tjetër vit kontratën me Juventusin. (A2 Televizion)