Josa: Nuk do të ishim mirë nga mendja e kokës po të themi se do të dalim kampion

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 15:34 | Futboll
Josa: Nuk do të ishim mirë nga mendja e kokës po të themi se

Klubi i Kukësit ia beson skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit, por jo vetëm, trajnerit të mirënjohur shqiptar, Mirel Josa, i cili rikthehet pas një pauze të gjatë në futbollin vendas. Tekniku rekordmen, ka firmosur për një vit e gjysmë me verilindorët dhe kërkon menjëherë rezultat nga skuadra për objektivat afatshkurtër që nisin nga ndeshja e radhës. Në lidhje me titullin, Josa e konsideron jologjike të flitet për të në këto pozita.

“Objektivat e fillimit ndryshojnë nga objektivat e tanishëm. Ne do të mundohemi, jemi në garë për Kupën, për vendin e dytë dhe të tretë. Në këtë gradë që jemi në këto momente, nuk do të ishim mirë nga mendja e kokës po të themi se do të dalim kampion. Duhet të japim maksimumin dhe të afrohemi sa më tepër, po na u dha mundësia edhe me vendin e parë”, tha Josa.

Debutimi i Mirel Josës vjen në përballjen e së shtunës, kundër ish-skuadrës së tij, Skënderbeun, me të cilën 57-vjeçari fitoi kater tituj dhe arriti në fazën e grupeve të Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos