Tetë arreste me burg, 3 pezullime të funksioneve publike edhe 2 pezullime nga detyra. Këto janë masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e për punonjësit e policisë dhe zyrtarët vendorë që u arrestuan nën dyshimin se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar abuzime me ndërtimet.
Masa e arrestit me burg u vendos për shtetasit Petrit Neziri, Ermand Petova, Gjergj Gërco, Agim Osmani, Ndriçim Shika, Dëshir Dakoli dhe Adem Lika.
Për Besnik Domin, Shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, u morr masa "pezullim nga ushtrimi i funksionit publik", ndërkohë që për shefin e stacionit të policisë Manz Sami Xhafa u vendos "pezullim për ushtrim të detyrës".
Nga të arrestuarit, Petrit Neziri është ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë. Ermand Petova, është nënkomisar në Stacionin e Policisë Manzë, ndërkohë që Agim Osmani dhe Dëshir Dakoli ishin ndihmës specialistë në Komisariatin e Policisë Durrës. Osmani, nuk është ndjerë mirë sot në gjykatë dhe është dërguar në Urgjencë.
Gjergj Gerco është sekretar i Njësisë Administrative Sukth, Ndriçim Shika mbante funksionin e ndihmës specialistit në Komisariatin e Policisë Shijak, ndërkohë që Adem Lika është zhvillues i një objekti ndërtimi pa leje.
Për kryeinspektorin e IMT Shijak Marius Shahini Gjykata dhe për 4 persona të tjerë, Dritan Koçi Paulin Meta Qerim Doka Gjon Zefi, Gjykata ka vendosur vetëm masën e detyrim paraqitje”.
Të arrestuarit janë në nivel komisar, nënkomisar dhe inspektorë policie, drejtues të njësive administrative, apo zyrtarë të inspektorateve lokale të mbrojtjes së territorit. (A2 Televizion)