
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 20-vjeçar për armëmbajtje pa leje.
Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale L. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe një krehër me 21 fishekë. (A2 Televizion)