
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e saj pas sekuestrimit të një sasie lënde narkotike të llojit kokainë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Stacioni” u vu në pranga 50-vjeçarja V.P. ndërsa u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj D.M. i dënuar dhe më parë për krime të lidhura me drogën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të D. M., që ishte i përshtatur si banesë për ish-bashkëshorten V. P. dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, u gjetën dhe sekuestruan 1.184 kg lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike. (A2 Televizion)