Aksident në Vlorë, plagosen dy të rinj

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 09:02 | Kronikë
Aksident në Vlorë, plagosen dy të rinj

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur, mbrëmjen e së mërkurës, në Vlorë.

Mësohet se një automjet i llojit “Benz” është përplasur me një tjetër makinë dhe si pasojë një djalë dhe një vajzë kanë mbetur të plagosur lehtë, në fytyrë dhe në kokë.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë të specializuar mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos