
Ish-ambasadorja gjermanë në vendin tonë, dhe drejtuesja e zyrës për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, tha se është përgjegjësi e të gjithë aktorëve politikë që të zgjasin afatet e organeve të vetingut.
“Reforma në drejtësi është një element vendimtar për pastrimin e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit europian. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është kyç në këtë proces dhe duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të mundësojnë zgjatjen e mandatit”, tha ajo përmes një postimi në Tëitter.
Të njëjtin qëndrim shfaqi edhe pasuesi i saj në ambasadën gjermanë në Shqipëri, Peter Ziengraf. Ai the se procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë, lidhur me anëtarësimin në Bashkimit Europian. “Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt”. thotë ambasadori gjerman, i cili theksoi përgjegjësinë e përbashkët të Qeverisë dhe opozitës për të rritur sundimin e ligjit, duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Europian”, tha ambasadori. (A2 Televizion)